Ka shtatë muaj që asistenti në Fakultetin e Mjekësisë, Driton Vela ka aplikuar në konkursin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) “për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore në revista me faktorë ndikimi për vitin 2018”. Por ndonëse punimi i tij ka kaluar në këshillin shkencor në MASHT, atij nuk i janë ndarë mjete financiare për këtë, shkruan sot Koha Ditore.
Udhëzimi administrativ për publikimet dhe botimet shkencore në revistat me faktorë ndikimi përcakton se Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë mbulon deri në 80 për qind të shpenzimeve të publikimeve.
Vela i ka thënë gazetës se në Departamentin e Shkencës në MASHT e kanë njoftuar se sekretari i MASHT-it, Ekrem Kastrati, e ka bllokuar konkursin me arsyetimin se këshilli shkencor që i vlerëson fituesit nuk është i ligjshëm, pasi në vend se të ketë 7 anëtarë, i ka 8...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Protestojnë asistentët e Mjekësisë: Rektorati po i lë katedrat pa profesorë
-
Refuzohen mbi 5300 aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, në verifikim edhe 3186
-
ORCA e akuzoi për mashtrime, Vela paralajmëron padi ndaj kësaj organizate
-
ORCA thotë se Driton Vela ka mashtruar për punën shkencore dhe të arriturat në të kaluarën
-
Vela: Do t’i radikalizojmë veprimet nëse s’na lejohet avancimi akademik