Rreth 1.4 ton vaj ulliri dhe misri, që ambalazhohej në një bodrum në kushte të papërshtatshme, janë bllokuar sot nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Korçë.
Inspektorët e AKU, bashkë me efektivët e Antikrimit Ekonomik, inspektuan subjektin e prodhimit të vajit në Lagjen Nr.10 të Korçës, i cili rezultoi edhe me një sërë mangësish ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga inspektimi rezultoi se, subjekti operonte në një ambient (garazh) me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme për ushtrimin e një aktiviteti të tillë. Ndërkohë, produkteve të tij, vaj misri dhe vaj ulliri, iu mungonte sistemi i gjurmueshmërisë, si dhe miratimi i etiketave. Ndërkohë që subjekti në fjalë nuk kishte licencë për prodhim, ambalazhim dhe tregtim të produkteve ushqimore, por ishte i regjistruar si person fizik në QKR. Në këto kushte, inskeptorët e AKU bllokuan një sasi prej 1381 litrash vaj”, thuhet në njoftimin e AKU-së, përcjell ksp.
Nga ana tjetër, sipas AKU-së për sasitë e bllokuara u morën mostra dhe u dërguan për analizë në ISUV, ndërkohë subjekti u gjobit me 800.000 lekë dhe u bllokua në mënyrë të menjëhershme.