Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Siç ka njoftuar Presidenca e Serbisë është biseduar për "çështjen e Kosovës dhe dëshirën e SHBA-së që të zgjidhet marrëveshja sa më shpejtë. Po ashtu është biseduar për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, si dhe diversifikimin e burimeve energjetike të Serbisë".
“Sekretari i Shtetit, Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën dhe presidenti Vuçiq prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.
Artikuj të ngjashëm