Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nga i cili është paralajmëruar për masa ndëshkuese “nëse nuk sillen siç duhet”.
Vuçiqi e ka përshkruar bisedën me Blinkenin si jo të lehtë dhe të gjatë. Dhe ka thënë se nuk ka rënë dakord për gjithçka.
“Nuk është bisedë e lehtë me Blinkenin, për disa gjëra ramë dakord, për disa jo. Nevojitet shtensionim, rol më i madh i KFOR-it. Serbia gjithmonë do ta mbështesë atë rol, ne do të donim që të ishte ekskluziv, sidomos në veri. Mohova të pavërteta që thonë se kemi shkallën më të lartë të gatishmërisë të ushtrisë sonë. Unë nuk kam nënshkruar dhe nuk jemi pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur, veçanërisht lidhur me sovranitetin e Kosovës”, ka thënë presidenti i Serbisë, duke shtuar se kanë prova të forta se "dy prej sulmuesve të armatosur u likuiduan".
Vuçiqi ka thënë se sekretari amerikan ka folur edhe për masat e mundshme “nëse nuk sillen siç duhet”.
“I thash ti je fuqia. Unë jam kundër kësaj. Duhet t'i përmbahemi të vërtetës”, ka thënë ai.
-
Vuçiq bisedon me Blinkenin, kërkon lirimin e serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës
-
Vuçiqi thotë se ka biseduar me Blinkenin për dialogun me Kosovën
-
Blinkeni informon Vuçiqin për domosdoshmërinë e arritjes së shpejt të marrëveshjes me Kosovën
-
Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë
-
Vuçiqi i kërkon SHBA-së mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”