Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Bizneset” në rrjete sociale ta lënë mallin në dorë pa kupon fiskal e pa garanci

Mjaftojnë pak sekonda që një kompani që shet produkte të ndryshme nëpërmes një faqeje në Facebook të të kthejë përgjigje. Kjo ndodh edhe me disa faqe tjera me veprimtari të njëjtë. Të tilla nga institucionet thuhet të jenë rreth 300 sosh. Disa prej tyre kanë mijëra ndjekës, nga dhjetë mijë deri në tridhjetë mijë.

Procedurat për ta shitur produktin janë të thjeshta. Kërkojnë të dinë se ku jeton dhe numrin e telefonit, që porosia të të vijë më së largu pas dy ditësh pune. Kurse transporti bëhet në të shumtën e rasteve falas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gama e produkteve që shesin është e gjerë. Nga aksesorët e thjeshtë, pajisje të ndryshme e deri te produktet fizioterapeute. Në një komunikim që është bërë me një prej këtyre faqeve është provuar të porositet një pajisje që shërben për depilim me penj, pasi shumë blerës janë ankuar që ato prishen shpejt. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.