Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Amazoni padit mijëra grupe në Facebook

Amazon

Kompania e blerjeve online, Amazon, po ndërmerr veprime ligjore kundër administratorëve të më shumë se 10 mijë grupeve në Facebook, me arsyetimin se gjeneruan komente të rreme në tregje, raportoi BBC-ja të martën.

Gjiganti i teknologjisë tha se grupet në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë e Japoni, organizuan fushatë me reagime negative kundër kompanisë, me qëllim që aktiviteti online t’i zbehet.

Një nga grupet që Facebooku e fshiu, i quajtur “Amazon Product Review”, pati 43 mijë ndjekës, e ai nxiti komente ndaj kompanisë amerikane.

Reagimet pozitive në Facebook, të njohura si “Review”, rrisin shikueshmërinë e produkteve të Amazonit, duke bërë që më tepër klientë të interesohen për blerje, ndërsa reagimet negative dëmtojnë imazhin.