Pronarët e mbi 20 dyqaneve në rrugën tregtare “Sali Gjuka”, e cila lidh nga ana e poshtme Qendrën Zejtare me Çarshi Xhaminë në pjesën e epërme, janë duke shprehur shqetësimet e tyre për rrezikimin e ekzistencës materiale për shkak të rënies së punës së bizneseve në atë rrugë.
Për gjendjen në të cilën ata thonë se kanë ra, ua lënë fajin barrikadave të vendosura para pesë vjetësh nga Komuna, për të pamundësuar hyrjen me makina në Çarshi nga ajo rrugë, shkruan sot Koha Ditore.
“Kjo rrugë ka mbetur rrugë qorre, e çfarë rruge ka qenë më herët, shumë e qarkullueshme. Por prej që i kanë vendosur ato barrikada, rruga e jonë ka mbetur që tri vjet e shkëputur nga qyteti. Kemi mbet shumë keq, çdo vit duke e shtyrë disi dhe tash jemi lodhur dhe jemi para bankrotit të gjitha bizneset që janë në këtë rrugë e të gjitha janë kryesisht biznese të vogla, në të cilat ekzistencën e vet e kanë dhjetëra familje”, shpreh Nysret Broqi shqetësimet në emër të të gjithë pronarëve të bizneseve që gjenden në atë rrugë.
Daljen nga kjo gjendje që kanë rënë, Broqi dhe dyqanxhinjtë e tjerë e shohin në heqjen e barrikadave dhe lejimin e qarkullimit dhe qasjes me automjete në rrugën tjetër më lart përmes asaj pjese të Çarshisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Edhe në mes të punimeve, qytetarët vazhdojnë të shijojnë kafetë në Çarshinë e Vjetër
-
Përmbytjet shkaktojnë dëme të mëdha në Pejë
-
Komuna e Gjilanit mbyll vendkalimin për këmbësorë dhe lehtëson qarkullimin e veturave
-
Banorët e një lagje në Pejë ankohen për zvarritjen e punimeve në rrugë
-
Vonesa në punime e rrezik nga shembja e rrugës që të çon në bjeshkët e Junikut