Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se s’është pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për shkak se është shef i shtabit të partisë, e sipas tij, për këtë s’duhet të jetë pjesë e listës.
Bislimi ka shkruar në Facebook se njëlloj ka qenë edhe në vitet e kaluara, derisa shtoi se “rezultati i tri zgjedhjeve të fundit tregon që kjo ka qenë strategjia e duhur”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për t'i dhënë fund edhe manipulimeve të shpërndara që nga mbrëmë, njoftoj të gjithë se mospjesëmarrja ime në listën zgjedhore të subjektit tonë, vjen si fakt i udhëheqjes së shtabit zgjedhor. Shefi i shtabit, rrjedhimisht, nuk do duhej të jetë pjesë e listës. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, edhe më 2019 dhe më 2021, e do jetë përsëri tash në 2024. Rezultati i tri zgjedhjeve të fundit, tregon që kjo ka qenë strategjia e duhur”, u shpreh ai.
Ai ka shtuar se VV-ja po kandidon për zgjedhjet e 9 shkurtit me një listë të denjë “për të arritur përsëri një tjetër fitore të madhe”.
“Kosova për herë të parë ka një qeveri që po e përmbyll të plotë mandatin e saj katër vjeçar. Kjo qeveri, ishte fryt i listës së fitores së madhe të 14 shkurtit 2021. Me një listë po aq të denjë për të përfaqësuar shtetin dhe qytetarët, me figura të reja e të njohura, po kandidojmë edhe në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, për të arritur përsëri një tjetër fitore të madhe. Që kjo është lista më e mirë, e tregojnë emrat, e tregojnë arritjet, e tregojnë intelekti, aftësia dhe ndershmëria e të gjithëve për të jetësuar idealet dhe vlerat e Lëvizjes. Lista jonë i flet qytetarit dhe është zë i tyre. Andaj, për dallim prej subjekteve të tjera politike, Lëvizja jonë nuk ka nevojë për shpenzime marramendëse të dhjetëra mijëra eurove në ditë për rrjete sociale e analistë, për t'i "bindur" qytetarët për kualitetin e listës”, ka thënë Bislimi.
Partitë politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë.