Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmëri të Kosovës kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Bartëse e listës së LDK-së është ish-presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në Top 10 në listë nuk janë emrat si Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Hoti do të mbajë numrin 11 e Bajrami 12. Në krye të listës është Vjosa Osmani, teksa numri dy do të jetë Lumir Abdixhiku. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci e Anton Quni.
“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët”, ka shkruar Hoti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale. Beteja ime është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit; për politikën që i shërben qytetarit e jo interesave personale; për demokracinë që nuk tkurret; për qytetarin që kërkon llogari nga qeveria; për biznesin që nuk pengohet nga politika dhe për institucione që nuk kapen nga partitë. Kauza ime është Kosova shtet i fortë dhe këtë kauzë mund ta çojë përpara vetëm LDK-ja, me njerëzit e saj, LDK-ja që i mbron parimet e veta dhe nuk harron pse ekziston”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka proklamuar “bashkimin e madh”. Në listë është kthyer Osmani dhe me vete ka sjellë edhe disa emra nga ish-partia e saj Guxo. Por, "bashkimi i madh" ka hasir në rezistencë nga brenda LDK-së. Të hënën dega e LDK-së në Podujevë e nominoi ish-kryetarin e Podujevës, Agim Veliu, si kandidat për deputet. Por, Veliu nuk e pranoi numimin ndërsa kritikoi Abdixhikun.
E kritika të martën ka pasur edhe Melihate Tërmkolli.
“Dmth, unë Melihate Tërmkolli, ndër të parët e LDK-s, në temele të saj e para saj, me një jetë të tërë plot sakrifica, punë e kontribute për liri e shtet, me plot rreziqe jetësore në të gjitha fazat politike, gjithherë me qëndrime të qarta politike kombëtare, me punu sot për zuzen e sorosave që e kanë grabitë LDK-n, për Lulmira, Vjosa, e krejt udhëheqjen e saj, për tuxharitë e multi milionat e tyre a?! E valla jo!” – ka shkruar Tërmkolli në Facebook.
Te AAK-ja bartës i listës është Ardian Gjini, ndërsa Ramush Haradinaj garon me numrin 11. Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave nga partitë politike.
Aleanca Kosova e Re ka njoftuar se s'do të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Lëvizja Vetëvendosje e Partia Demokratike e Kosovës ende s'i kanë publikuar listat. Te Partia Demokratike e Kosovës ia kanë mbyllur derën që të përfshihet në këto zgjedhje në listën e saj Fatmir Limaj apo anëtarë tjerë të Nismës Socialdemokrate.
Partia Socialdemokrate në këto zgjedhje do të garojnë me gjashtë kandidatë.
Publikohet lista e LDK-së, Hoti e Bajrami jashtë dhjetëshes
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në krye të listës është Vjosa Osmani, teksa numri dy do të jetë Lumir Abdixhiku. Dhjetëshen e parë e kompletojnë Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci e Anton Quni.
Jashtë dhjetëshes kanë mbetur ndër deputetët më të votuar të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit - Avdullah Hoti është renditur i 11-i, ndërsa Hykmete Bajrami e 12-a.

AAK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është bërë partia e parë që ka publikuar listën e deputetëve për zgjedhjet e 7 qershorit.
Siç edhe njoftoi së fundmi kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, bartës i listës do të jetë Ardian Gjini. Ndërsa, vet Haradinaj në këto zgjedhje, do të garojë me numrin 11.
Numri dy në listën e kandidatëve për deputet të kësaj partie është Besnik Tahiri.
Pjesë e listës për kandidat do të jetë sërish Agim Çeku.
Në garën për deputet nga kjo parti do të jetë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
