Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pret zhvillime pozitive në çështjen e liberalizimit të vizave, ndërsa e ka quajtur këtë vit si ambicioz pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në në një takim në Pragë, me ministrin për Punë Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikulas Bek, ai e informoi atë për synimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE brenda këtij viti, pas 6 vjetësh të rrugëtimit në implementimin e dokumenteve të rëndësishme si Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe Agjenda për Reforma Evropiane, thuhet në komunikatën për media të mërkurën.
‘’Zhvillimet pozitive, ku demokracitë janë ato që fitojnë, duhet të jenë gjithmonë të inkurajuara’’, tha Bislimi, ku veçoi gjithashtu dhe arsimin publik në nivelin universitar falas dhe pakot e ringjalljes ekonomike për përballimin e efekteve të pandemisë dhe atyre nga lufta në Ukrainë.
Sipas komunikatës të Zyrës së zv.kryeministrit, u fol dhe edhe për përballimin e krizës energjetike si sfidë e përbashkët e vendeve në kontinentin evropian, ku u evidentua synimi për tranzicionin drejt energjisë së gjelbër dhe të ripërtërirë.
Sa i përket çështjes së dialogut, sipas Bislimit, Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e cila sjell normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe që ka në qendër njohjen reciproke.
Çekia është kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së deri në fundvit.
-
Bislimi: Kosova shënoi zhvillim ekonomik krahas barrierave
-
Bislimi për anëtarësim në BE: Duhet të ketë proces të standardizuar të vlerësimit për gjithë rajonin
-
Bislimi kërkon të ndahet procesi i integrimit nga dialogu, Dvorak: Këto janë të lidhura ngushtë
-
Bislimi takon përfaqësues diplomatikë në Francë, thotë se Kosova po performon pozitivisht pavarësisht barrierave
-
Bislimi dhe ambasadori i Çekisë diskutojnë për situatën në veri