Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka përkujtuar nisjen e bombardimeve ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe 25 vjet më parë.
Ai në një postim në rrjetin social X, ka thënë se Kosova sot kërkon anëtarësimin në organizatën më të fuqishme ushtarake në botë.
“Sot ne shënojmë momentin kur Aleanca e NATO-s ndaloi represionin dhe gjenocidin e regjimit të Millosheviqit të Serbisë. 25 vjet më vonë, Republika e Kosovës është një vend demokratik që kërkon anëtarësimin në organizatë, si realizim i aspiratës dhe orientimit tonë”, shkroi Bislimi.
Artikuj të ngjashëm
-
27 vjet nga ndërhyrja që ndërroi kahen e fatit të Kosovës
-
Kurti: Ndërhyrja e NATO-s, rezultat i sensibilizimit ndërkombëtar për tragjedinë në Kosovë
-
Hamza: Bombardimet u koordinuan me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen si të mos kishte arsye për ndërhyrjen e NATO-s
-
Përvjetori i bombardimeve të NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë
-
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?