Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të jetë forcë shtytëse për Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar që të vendet evropiane të jenë unike si në rastin e Ukrainës.
Pas vendimit të BE-së që t’ia ndajë Ukrainës një pako ndihme prej 50 miliardë eurosh, Bislimi ka thënë të enjten se sigurimi i financave për Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor është hap i madh drejt integrimit.
“Vendimi i sotëm Këshillit të BE-së tregon rëndësinë e unitetit dhe bashkësisë. Të njëjtat parime morale që duhet të jenë forca shtytëse edhe për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuptim, sigurimi i financave për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, është një hap i madh drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Bislimi.
BE-ja tha se marrëveshja për ndarjen e pakos për Ukrainën “mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”.
Kosova është sanksionuar nga Bashkimi Evropian me disa “masa të përkohshme”.
Zyrtarët e BE-së patën thënë se sanksionet janë vendosur për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.
-
BE-ja heq disa prej masave ndaj Kosovës
-
Komisioni Evropian fton Kosovën ta ratifikojë marrëveshjen për milionat
-
Bislimi në takim me zyrtaren franceze: Kosovës t’i hiqen masat e padrejta
-
KE-ja miraton agjendat e reformave të Kosovës dhe katër shteteve të tjera të rajonit
-
Bislimi ripërsërit kërkesën për heqjen e masave ndaj Kosovës: Borrelli e rekomandoi