Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës dhe Zyra Supreme e Auditimit e Polonisë kanë realizuar projektin e binjakëzimit “Zhvillimi i kapaciteteve profesionale lidhur me auditimin e ndërmarrjeve publike”, i financuar nga Bashkimi Evropian, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Më tutje bëhet e ditur se në ceremoninë përmbyllëse të projektit, kanë marrë pjesë Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, Auditori i Përgjithshëm i Polonisë dhe Zëvendës Presidenti i EUROSAI, Krzystof Kwiatkowski, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë Bujar Leskaj, zëvendës shefi për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Libor Chlad, si dhe deputetë, zyrtarë qeveritarë, drejtues të Ndërmarrjeve publike dhe auditorë të jashtëm nga Polonia dhe Kosova.
Me këtë rast, Osmani u shpreh mjaft i kënaqur me rezultatet e arritura në kuadër të projektit të binjakëzimit. Ai theksoi se ka një interesim të veçantë për auditimin e ndërmarrjeve publike, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit financiar publik në Kosovë. Osmani, ka theksuar se përmes këtij projekti institucionet e të dyja vendeve kanë shkëmbyer përvojat reciproke si dhe kanë krijuar lidhje të fortë miqësie dhe bashkëpunimi.
Kurse Chlad ka thënë se Zyra e BE-së në Kosovës e vlerëson lartë punën dhe lidershipin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ai është shprehur se mbështetja për këtë institucion nuk do të mungojë në rrugën e përafrimit me rregullat e BE-së.
Kwiatkowsi tha se, “jam i kënaqur që Zyra Supreme e Auditimit e Polonisë kishte nderin të përfaqësonte BE-në në këtë projekt. Shpresoj që puna e përbashkët në gjashtë muajt e fundit do të sjellë rezultatet e dëshiruara dhe do të hap një kapitull të ri në marrëdhëniet në mes të institucioneve dhe vendeve tona”.
Ekipe të auditorëve nga ZKA kanë punuar intensivisht së bashku me ekspertët më të mirë nga Zyra Supreme e Auditimit e Polonisë dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Britanisë së Madhe në shqyrtimin dhe përditësimin e doracakëve dhe procedurave ekzistuese për auditimin e ndërmarrjeve publike. Lidhur me këtë janë zhvilluar trajnime, punëtori, vizita studimore, si dhe është bërë mentorimi i auditimit të tri ndërmarrjeve publike.
-
Tenderi 22-milionësh i restaurimit të Bibliotekës anulohet për së dyti
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Rrëfimi polak në Prishtinë me finesë tingujsh romantikë e modernë
-
Ankesa kthen në “lojë” procesin për restaurimin 22-milionë eurosh të Bibliotekës