Sporteli i koncesionarit i vendosur për pagesën e Rrugës e Kombit, tashmë nuk ekziston më.
Me gjithë rezistencën e policisë, protestuesit kanë shkatërruar me mjete të forta, duke i vënë flakën dhe duke rrëzuar skelat, strukturën e ngritur për pagesën e Rrugës së Kombit.
Policia nuk ia ka dalë t’i largojë protestuesit të cilët kanë thyer kabinat e sporteleve me vare dhe gurë.
Kështu nga përleshjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë, ka pasur edhe të lënduar e të plagosur nga të dy palët, raporton Shekulli.
Paraprakisht njoftohet se kanë mbetur të dëmtuar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.
Protesta nisi e qetë, por shkoi në përleshje mes tubuesve dhe forcave të policisë, ndërsa më pas u shkatërruan dhe dogjën sportelet e ndërtuara nga koncesionari.
Edhe
Kush duhet t’i paguajë sportelet e djegura në Rrugën e Kombit
Ndërkohë, zyrtari i parë që ka shkuar në vendin e protestës ka qenë e zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.
{gallery}
-
Përplasjet në Rrugën e Kombit, dëmtohet pothuajse tërësisht pika e pagesave rrugore
-
Përplasje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve
-
MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë
-
65 të lënduar nga protesta e së shtunës në Shqipëri, mes tyre 37 policë