Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie sërish çmimi i naftës, s’ndryshon ai i benzinës

Çmimi i naftës po vazhdon të bjerë në Kosovë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar të enjten çmimet tavan për derivatet.

Sipas MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e enjte është 1.57 euro, derisa një ditë më parë ishte 1.58 euro.

Çmimi maksimal i lejuar për benzinë për të martën është 1.35 euro. Të njëjtin çmim benzina e pati për ditën e katërt radhazi.

Edhe çmimi maksimal për gazin është 0.75 euro, njëjtë sikur tri ditët e fundit.

Çmimet janë të vlefshme 24 orë nga data dhe ora e publikimit, pra deri të premten në orën 10:00.