Arbëri

Bie për dy centë çmimi i naftës

Çmimi i naftës po vazhdon të bie në Kosovë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar të martën çmimet tavan për produktet e naftës.

Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e martë është 1,60 euro, derisa dy ditë më parë ishte 1,62 euro.

Çmimi maksimal i lejuar për benzinë për të martën është 1,35 euro. Të njëjtin çmim benzina e pati edhe dy ditë më parë.

Edhe çmimi maksimal për gazin është 0,75 euro, njësoj si dy ditë më parë.

Çmimet janë të vlefshme 24 orë nga data dhe ora e publikimit, pra deri të mërkurën në orën 10:00.