Çmimi i naftës po vazhdon të bjerë në Kosovë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar të mërkurën çmimet tavan për produktet e naftës.
Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e mërkurën është 1.58 euro, derisa një ditë më parë ishte 1.60 euro.
Çmimi maksimal i lejuar për benzinë për të martën është 1.35 euro. Të njëjtin çmim benzina e pati për ditën e tretë radhazi.
Edhe çmimi maksimal për gazin është 0.75 euro, njëjtë sikur dy ditët e fundit,
Çmimet janë të vlefshme 24 orë nga data dhe ora e publikimit, pra deri të enjten në orën 10:00.