Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se një litër naftë sot (16 prill) mund të shitet maksimalisht me çmim prej 1.75 euro.
Çmimi i benzinës sipas njoftimit është 1.43 euro për litër, ndërkaq i gazit 0.88 euro për litër.
Të mërkurën çmimi i naftës ishte 1.76 euro për litër, i benzinës është 1.44 euro për litër, ndërkaq i gazit 0.89 euro.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Pasi u arrit armëpushimi javën e shkuar, çmimet në bursë ranë, por në Kosovë lëvizën shumë pak.
Tani negociatat që nisen mes Iranit dhe SHBA-së kanë dështuar pasi palët nuk kanë arritur të dakordohen për një marrëveshje.