Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie për 2 centë çmimi i naftës

nafta derivate benzin

Foto: Driton Paçarada

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për naftën, benzinën dhe gazin për të premten.

Çmimi i naftës të premten ka rënë për 2 centë. Sipas njoftimit një litër naftë do të kushtojë 1.67 euro, ndërkohë që të enjten ka qenë 1.69 euro.

Sipas njoftimit benzina është shtrenjtuar për një cent. Derisa të enjten benzina shitej për 1.51 euro për litër, sot kushton 1.52 euro për litër.

Çmimi i gazit të premten është i njëjtë me të një ditë më parë. Sot një litër gaz kushton 0.81 euro për litër.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

Postimi MINT-it në Facebook