Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka vazhduar trendi i uljes graduale të numrit të rasteve të spitalizuara në klinikat e QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportimet zyrtare janë duke u trajtuar 697 pacientë: 580 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 544 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 281 pacientë: 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 220 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 235 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive 106 pacientë, klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 58 pacientë, llinika Infektive III ( Interno) 13 pacientë, klinika e Pulmologjisë me 78 pacientë, mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, klinika e Pediatrisë, 8 pacientë, dhe klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 416 pacientë, 20 prej tyre në gjendje të rënduar, 360 të konfirmuar pozitivë dhe 309 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 57 pacientë, Spitali i Gjakovës, 71 pacientë, Spitali i Pejës, 87 pacientë, Spitali i Gjilanit, 78 pacientë, Spitali i Ferizajt, 56 pacientë. Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë dhe spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë.