Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se sot 575 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit, 468 janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 418 me oksigjeno-terapi dhe 29 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
SHSKUK-ja njofton se në QKUK janë 206 pacientë të shtrirë, 170 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 155 po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Klinika Infektive ka 113 pacient, Klinika e Pulmologjisë 36 pacientë, Klinika e Pediatrisë 4 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë 11 pacientë dhe Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive) 44 pacientë.
Njoftohet se në spitalet e përgjithshme po trajtohen 369 pacientë, 298 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 263 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit ka 70 pacientë, Spitali i Gjakovës 91 pacientë, Spitali i Pejës 64 pacientë, Spitali i Gjilanit 81 pacientë, Spitali i Mitrovicës 15 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 11 pacientë dhe Spitali i Ferizajt 37 pacientë.
-
392 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale, 18 në gjendje të rëndë
-
SHSKUK: 207 pacientë të hospitalizuar nga COVID-19
-
Në SHSKUK 79 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë
-
Mbi 1,000 pacientë në trajtim nga COVID-19, 73 në gjendje të rëndë
-
SHSKUK: Mbi 1,000 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, 79 të tjerë në gjendje të rëndë