Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie nga një ndërtesë një 44-vjeçar që po punonte aty

Policia

Një person ka rënë nga një objekt në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, derisa po punonte në të.

44-vjeçari është dërguar në QKUK pas lëndimeve që ka pësuar.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën 'Sylejman Vuçitërna' në Prishtinë. Viktima mashkull, 44 vjeç, përderisa ka qenë duke kryer punime në një objekt, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Policia e Kosovës për KOHËN.

Nga Klinika Emergjente nuk kanë dashur të përgjigjen lidhur me rastin.