39-vjeçari, L.Rr. ka pësuar lëndime trupore të shtunën pas rrëzimit nga një lartësi në kohën kur ishte duke punuar, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, për rastin në fjalë me rekomandim të prokurorit është intervistuar një person i dyshuar dhe është iniciuar rasti për “punime të kundërligjshme”.
Rasti po hetohet nga Policia në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.
Artikuj të ngjashëm