Edhe pas dy vjetësh që kur u shënuan dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë, Prishtina vazhdon të prijë në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me këtë virus në vend.
185 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me koronavirus në kryeqytet.
Pas Prishtinës, Ferizaj dhe Gjilani pasojnë me më së shumti raste aktive, që gjithsej kanë 64 dhe 62 persona që vazhdojnë të jenë të infektuar.
Gjatë 24-orëve të fundit, nga gjithsej 32 raste të reja, Prishtina ka regjistruar 13 të infektuar.
Me këtë rast, është rritur numri i të shëruarve krahas atij të rasteve të reja. Nga 81 shërime, 20 janë shënuar në Prishtinë.