Anëtarët e BIA-s në një shtëpi në fshatin Peçenë të komunës së Preshevës, pohojnë të kenë zbuluar armë të fshehura, të cilat, sipas tyre, datojnë nga periudha e funksionimit të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe të cila ishin në gjendje të mirë.
Sipas Agjencionit të për siguri dhe informim (BIA), ky arsenal është fshehur vetëm 300 metra larg bazës së Ushtrisë së Serbisë, kështu që rrethanat dhe motivet po shqyrtohen, gjegjësisht nëse është përgatitur një sulm ndaj forcave serbe.
Sipas “Novosti”, përcjell presheva.com, u gjetën dy armë gjysmë automatike, një m48 ushtarake, një pushkë e modifikuar duke përdorur municion gjuetie dhe një kallashnikov.
Siç shkruajnë mediat serbe, ky është zbulimi i dytë i BIA i armëve në zonën e Preshevës në nëntë muajt e fundit.
-
Policia gjen sërish armë e municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq
-
Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën kallashnikov, pistoletë e fishekë
-
Sërish gjenden armë e uniforma ushtarake serbe në veri
-
Policia gjen sërish armë e municion në një shtëpi në veri
-
Policia gjen armatim e uniforma të Serbisë në Leposaviq