Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Betohen pesë ministrat e rinj të Shqipërisë

Pesë ministrat e rinj të Qeverisë së Shqipërisë janë betuar të martën në Presidencë, një ditë pasi morën votëbesimin në Kuvend.

Me gjithë kundërshtimin e opozitës që kërkonte debat para votimit, shumica miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.

Ministrat e rinj janë:

Arbjan Mazniku – ministër për Pushtetin Vendor

Albana Koçiu – ministre e Shëndetësisë (u largua Ogerta Manastirliu)

Igli Hasani – ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme (u largua Olta Xhaçka)

Ogerta Manastirliu – ministre e Arsimit (u largua Evis Kushi)

Anila Denaj – ministre e Bujqësisë (u largua Frida Krifca)

Artikuj të ngjashëm