Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka njoftuar se do të kandidojë për kryetare të Prishtinës në zgjedhjet lokale të këtij viti me Partinë Socialdemokrate.
Këtë e bëri ajo të ditur në Facebook nëpërmjet një videomesazhi, që tha se Prishtinës i duhet një ndryshim radikal.
“Para katër vitesh jam kthyer të jetoj në Prishtinë nga Tirana, në një qytet që e dua fort, që ka një potencial të jashtëzakonshëm, por i cili ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet. është një qytet kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbra...Prishtinës i duhet një ndryshim radikal e kahje e zhvillimit. Unë dua të jem pjesë e ndryshimit andaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale 2025”, ka deklaruar Shahini.
Shahini ishte zgjedhur ministre e Arsimit për një vit në Shqipëri, nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
Në Kosovë, Shahini është marrë me aktivitete të shoqërisë civile.
-
Shahini: Arsim cilësor e banim të përballueshëm për prishtinasit
-
PSD-ja e publikon listën për Prishtinën
-
Shahini: Prioritet e kam arsimin, duhet të ndërtohen mbi 10 shkolla
-
Shahini: Problemi i mbeturinave në Prishtinë është turp, mungon vullneti për riorganizim të “Pastrimit”
-
Voton Shahini, bën thirrje që më shumë gra ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë