Asamblistja e Partisë Socialdemokrate në Komunën e Prishtinës, Besa Shahini, përveç si shqetësim të madh për shëndetin publik, problemin e mbeturinave e ka quajtur turp për udhëheqësinë e kryeqytetit.
Të mërkurën në “Tre8tre” të KTV-së, Shahini ka thënë se ka zgjidhje për këtë problem, por mungon vullneti politik.
Ajo ka përmendur një projekt të GIZ-it me anë të së cilit janë ofruar 70 milionë euro për ta riorganizuar kompaninë “Pastrimi”.
“Përveç që është shqetësim shumë i madh edhe për shëndetin publik, është edhe turp. Mua thjeshtë më vjen marre që sot në Prishtinë ne akoma nuk e kemi bërë një zgjidhje të mirë për mbeturinat. Është problem qe e kanë zgjidhur një pjesë e shumë e madhe e qyteteve të botës... Është një projekt shumë i madh i GIZ-it gjerman, ata e kanë bërë edhe studimin e fizibilitetit, paratë janë të Bashkimit Evropian dhe të qeverisë gjermane, janë 70 milionë euro në dispozicion për ta riorganizuar krejt kompaninë ‘Pastrimi’”, ka thënë ajo.
Sipas saj, një qytet i madhësisë së Prishtinës nuk ka leverdi ta bëjë pastrimin e mbeturinave me kompani private, sepse i kushton shumë më shumë dhe “nuk janë efikas siç është një kompani publike”.
Edhe
Besa Shahini me një mal kritika për Përparim Ramën
“Janë edhe paratë e komunës që po shkojnë te privati e edhe te pastrimi. Por është në dispozicion fondi prej 70 milionë eurove. Por nuk ekziston vullneti politik, kanë kaluar mbi një vjet e gjysmë që është në dispozicion kjo ofertë dhe jam e bindur që do ta zgjidhte problemin”, ka thënë ajo.
VIDEO: