Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bërnabiq thotë se dialogu me Kosovën është fokusi i qeverisë së re

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një editorial të shkruar për “Politico” ka thënë se dialogu do të jetë “fokusi i madh i qeverisë së re të Serbisë”.

Bërnabiq ka përmendur targat, ku veturat me targa nga Kosova mund të lëvizin lirshëm në Serbi.

“Për ta vazhduar punën për integrimin në BE – një prioritet i qartë për administratën e ardhshme – është thelbësor formimi i një qeverie të re efikase në Serbi. Vazhdimi i dialogut të normalizimit me Prishtinën do të jetë fokusi i madh këtu, veçanërisht duke marrë parasysh vendimin e fundit të Beogradit që mundëson lirinë e lëvizjes për automjete me targa të lëshuara nga Prishtina”, ka shkruar Bërnabiq.