Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bërnabiq nuk zgjidhet sërish kryekuvendare, seanca vazhdon të mërkurën

Seanca e Kuvendit të Serbisë, ku Ana Bërnabiq pritet të zgjidhet kryetare e Kuvendit, do të vazhdojë të mërkurën pas një dite tjetër diskutimesh.

Të martën ka përfunduar dita e dytë e debatit për zgjedhjen e Bërnabiqit në postin e kryeparlamentares. Nesër pritet votimi, raportoi “Danas”.

Të hënën, Bërnabiq ka thënë në Kuvendin serb se suksesi më i madh i qeverisë aktuale është se “që nga viti 2012, 28 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës”.

Ajo ka folur edhe për çështje të tjera rreth Republikës së Kosovës, duke theksuar se “deri në vitin 2012 çdo gjë ishte e humbur sa i përket Kosovës”.

Duke folur për votimet në zgjedhjet e fundit, ajo ka thënë se Aleksandar Vuçiq do të merrte edhe më shumë vota nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk do të ndalonte serbët të votojnë në Kosovë”.

Edhe Bërnabiq zgjidhet kryetare e Kuvendit serb pas tri ditë debatesh Botë Bërnabiq zgjidhet kryetare e Kuvendit serb pas tri ditë debatesh

Ndërkohë, nga partitë opozitare u tha se Bërnabiq duhej të burgosej. Miroslav Aleksiq i grupit parlamentar “Lëvizja Kombëtare e Serbisë” ka thënë se ajo e ka udhëhequr qeverinë duke manipuluar. Ai ka deklaruar se Qeveria duhet të mbahet përgjegjëse për veprime antikushtetuese.

Milosh Jovanoviq nga Partia e re Demokratike e Serbisë, ka thënë se Bërnabiq nuk është e denjë për postin dhe se nuk e mbështet.