Kandidatja për kryetare të Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se suksesi më i madh i qeverisë aktuale të Serbisë është se “që nga viti 2012, 28 shtete kanë tërhequr njohjen” e Kosovës.
Bërnabiq duke folur në seancën e Kuvendit të Serbisë të hënën, tha se “deri në vitin 2012 çdo gjë ishte e humbur sa i përket Kosovës e M.”.
Tha se qeveria e Serbisë në vitin 2001 “kishte liruar më shumë se 1800 terroristë shqiptarë, e në vitin 2004, kur ndodhi një pogrom i popullit serb në Kosovë, autoritetet në Beograd heshtën”.
“Pastaj në vitin 2008, shpallja e pavarësisë nga një grup njerëzish në Prishtinë, ku qeveria jonë doli me një komunikatë për media. Pastaj në vitin 2010, kur bisedimet u transferuan nga Kombet e Bashkuara, ku kemi miq dhe partnerë që nuk e njohin të ashtuquajturën republikë të rreme të Kosovës, për në Bruksel e kështu me radhë”, tha Bërnabiq.
Kuvendi i Serbisë ka zhvilluar seancë ku Bërnabiq është propozuar për kryetare të Kuvendit. Seanca do të vazhdojë të martën. Përfaqësuesit e dy koalicioneve opozitare kanë qëndruar në sallë duke mbajtur në duar figura të Oscarit dhe fotografinë e sindikalistit të arrestuar të ushtrisë Novica Antiq.
-
Bërnabiq nuk zgjidhet sërish kryekuvendare, seanca vazhdon të mërkurën
-
Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”
-
Vuçiqi thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
-
Serbët festojnë në Beograd e në veri të Kosovës, e përkthejnë si fitore miratimin e rezolutës për gjenocidin
-
Bërnabiq zgjidhet kryetare e Kuvendit serb pas tri ditë debatesh