Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nuk e di çfarë mund të ndodhë më 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës do të fuqizojë vendimin për të ndaluar targat e Serbisë të lëshuara në emër të qyteteve të Kosovës.
Ajo, në programin e mëngjesit të së hënës në televizionin publik të Serbisë, tha se Kurti nuk dëshiron kompromis.
Shtoi se bisedimet për këtë çështje po vazhdojnë.
“Kurti nuk dëshiron paqe dhe është i gatshëm që problemet e brendshme t’i mbulojë me jostabilitet në veri”, tha Bërnabiq.
Qeveria e Kosovës, në fund të qershorit u ka dhënë dy muaj kohë të gjithë pronarëve të veturave me targa të lëshuara nga Serbia në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i ndërrojnë ato me RKS.
Ditë më parë, u arrit marrëveshje për liri të lëvizjes. Tash e tutje shtetasit e Kosovës dhe të Serbisë mund të udhëtojnë në këto dy vende pa telashe. Deri më tash, Serbia nuk i njihte letërnjoftimet e Kosovës, por në hyrje lëshonte një dokument të përkohshëm.
-
Bërnabiq: BE-ja po e lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet
-
Bërnabiq nuk zgjidhet sërish kryekuvendare, seanca vazhdon të mërkurën
-
Bërnabiq thotë se dialogu me Kosovën është fokusi i qeverisë së re
-
Kurti: Serbia njohu targat RKS për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes së Brukselit
-
Kurti për njohjen e targave: Manovër e Serbisë për hir të pushtetit në Beograd