Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bërnabiq: Serbia nuk do kufij etnikë me shqiptarët

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se ky shtet nuk është pro kufijve etnikë me shqiptarët.

Ajo në një konferencë për media në Maqedoninë e Veriut, bashkë me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, ka thënë se madje Serbia është në favor të pajtimit me shqiptarët, “por nuk ka bashkëbisedues”.

“Ne nuk po mundohemi të krijojmë kufij etnikisht të pastër, e kundërta. Aleksandar Vuçiq, ndërsa ai ishte në krye të qeverisë, ngriti çështjen e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve. Ky është një moment historik dhe një shans që është i hapur”, ka thënë Bërnabiq.

Ajo më pas ka thënë se vendimi i autoriteteve maqedonase për mosekstradimin e Tomor Morinës në Serbi ka qenë vendim politik.

Në zyrtarizimin e fillimit të funksionimit të vendkalimit të integruar kufitar Preshevë – Tabanovc, sipas “Alsat”, Bërnabiq ka thënë se “mesazhi është bashkëpunimi, jo pengesat, e ardhmja dhe jo e kaluara, për një rajon tjetër ku nuk do të ketë vendkalime kufitare, dogana, barriera që ngufasin qytetarët e ekonominë”.

Në anën tjetër, kryeministri maqedonas Zaev ka thënë se beson që ka ardhur koha për pajtim historik mes shqiptarëve dhe serbëve.

Edhe Bërnabiqi kërkon vazhdim të dialogut me “krahinën serbe, Kosovën e Metohinë” Arbëri Bërnabiqi kërkon vazhdim të dialogut me “krahinën serbe, Kosovën e Metohinë”

“Maqedonasit dhe grekët janë pajtuar, bullgarët dhe ne jemi pajtuar. Të tjerët duhet ta bëjnë këtë. Ne jemi evropianë dhe duhet ta dëshmojmë”, tha Zaev .

Ai theksoi se udhëheqësve duhet t’u jepet një shans për të gjetur një zgjidhje, pasi kjo do të jetë jo vetëm për të mirën e vendeve të tyre, por edhe të gjithë rajonit.