Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bërnabiq: Dialogu për Kosovën tashmë ka filluar

Është me rëndësi që debati dhe dialogu rreth çështjes së Kosovës ka filluar. Ky është një hap i guximshëm dhe i përgjegjshëm i kryetarit të Serbisë, ka thënë kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, transmeton Koha.net.

“Mendoj se është mirë që debati ka filluar. Edhe njerëzit që thonë “ne nuk duam të marrim pjesë në atë dialog, është qëndrim që do të thotë dialog. Nuk mendoj të jetë shumë i përgjegjshëm, por ai është qëndrim”, ka thënë ajo në një shkrim autorial për gazetën e Beogradit “Blic”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ne si Serbi, dhe të gjithë qytetarët e saj, duhet ta dimë cilët janë qëllimet tona kombëtare, ka theksuar Bërnabiq.