Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka shfaqur shpresën se liderët e Kosovës do të kenë kurajon e duhur dhe përgjegjësinë për të ndryshuar vendimet e tyre e për të vazhduar dialogun, raporton transmetuesi publik serb, RTS.
“Ne jemi çdo ditë të gatshëm t’i kthehemi tavolinës së bisedimeve e të vazhdojmë me dialogun. Kjo është mënyra e vetme për të pasur stabilitet në Kosovë e Metohi, në mënyrë që njerëzit të mund të jetojnë paqësisht,” u ka thënë Brnabiq gazetarëve, transmeton RTK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo vuri në pah një sondazh të kryer në Kosovë, ku 91% e popullsisë që jetojnë aty, ishin shprehur se nuk duan të kenë konflikt të ngrirë e as status quo.
“Ata duan që dialogu të vazhdojë dhe unë shpresoj që liderët në Prishtinë do t’i dëgjojnë qytetarët e tyre dhe do të kenë kurajon politike dhe përgjegjësinë për marrë vendime që janë në të mirën e jo vetëm serbëve e shqiptarëve, por e të gjithë rajonit”, u shpreh Brnabiq.
Njëkohësisht, ajo e ka vlerësuar të rëndësishme vizitën e presidentit Macron në Serbi duke thënë se kjo do të ndihmojë në pozicionimin e Serbisë.
“Mendoj se vizita shkoi më mirë sesa që mund ta kishim paramenduar. I çmojmë shumë të gjitha ato që presidenti Macron tha gjatë vizitës në Serbi, të gjitha sinjalet e përkrahjes e ndoshta edhe sinjalin më të fuqishëm deri tani, se asgjë nuk ka përfunduar dhe se dialogu duhet të vazhdojë,” nënvizoi Brnabiq.