“Nuk pres shumë nga takimi i Berlinit, sepse për diçka të tillë nuk ka bazë”, ka deklaruar për gazetën “blic” kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.
Ajo thotë se Serbia duhet të tregohet stabil në dialog.
“Ne duhet të tregohemi stabil, parashikues dhe partner i besueshëm i përkushtuar ndaj dialogut dhe i gatshëm për bisedime”, ka shtuar ajo, transmeton Koha.net.
Ajo nuk beson se dialogu në Berlin do të ketë rezultate konkrete.