Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se për t’u vazhduar dialogu me Kosovën, ajo duhet ta heqë taksën ndaj mallrave serbe, transmeton Koha.net.
“Ky është minimumi që mund ta kërkojmë. Serbia javën e shkuar ka dhënë edhe një sinjal shumë të madh dhe për të treguar se sa i rëndësishëm për ne është bashkëpunimi rajonal, edhe pse Kosova s’e respekton marrëveshjen e CEFTA-s: Ne kemi nënshkruar marrëveshjen për roaming sepse i është i rëndësishëm për bashkëpunimin ekonomik e rajonal”, ka thënë Bërnabiq për TV Prva.
E pyetur se çfarë pret nga takimi i Berlinit më 29 prill, ajo ka thënë se i intereson të dijë se çfarë kanë për të thënë zyrtarët evropianë për këtë temë.
Artikuj të ngjashëm
-
Bërnabiq thotë se dialogu me Kosovën është fokusi i qeverisë së re
-
Bërnabiq: S’e di për çfarë reciprociteti flet Kurti
-
Bërnabiq për dialogun: Le të përfshihet kushdo që mund të ndihmojë
-
Kërcënon Beogradi: Prishtina s’ka shumë opsione për vazhdimin e dialogut pos heqjes së taksës
-
Kërcënon Beogradi: Prishtina s’ka shumë opsione për vazhdimin e dialogut pos heqjes së taksës