Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha: U arrestova sepse e godita pushtetin

Avokati Besnik Berisha ka thënë se arrestimi i tij me urdhër të prokurorit të shtetit, Rasim Maloku, ka ndodhur pasi sipas tij, ka goditur pushtetin.

Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, Berisha ka thënë se nuk do të ndalet së shpërfaquri “skandalet e pushtetit”.

“Sot para juve jam për të shpërfaqur një prej arrestimeve skandaloze. Që nga dita kur më kanë privuar padrejtësisht nga liria në krye me një prokuror që siç e kam quajtur ju e dini. I ka dhënë vetës besën që nuk do të ndalem për të punuar për të shpërfaqur skandalet e atyre që paguhen me taksat tona dhe nuk do të ndalem për ti mbrojtur gjithë avokatët. Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim, jam sanksionuar për një emision që pushteti po mundohet ta mbulojë një skandal për embargo të armëve”, ka thënë ai, raportoi EO.

Sipas Berishës, prokurori Maloku nuk ka pasur të drejtë të urdhërojë arrestimin e tij.

“E kemi një lloj imuniteti jo penal dhe për privimin e një avokati ka të drejtë vetëm gjyqtari. Pra unë jam privuar me një vendim të një prokurori që është palë e kundër me mua e i cili ka pësuar debakël prej meje. Prokurori pa autorizim për të më arrestuar mua dhe si e kuptuam ne që manipuloi. Unë kam kërkuar provat që akuzohem dhe ka thënë se nuk i ka me vete. U arsyetua se provat nuk i ka aty se ashtu duhet dhe me pyetjet e tyre dhe prita që ta kuptoj arsyen e arrestimit tim”, është shprehur ai.

Berisha dyshohet për veprat “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”

Edhe Sali Berisha kundër protestuesve për një kërkesë: S’ka qeveri me short Arbëri 1 muaj më parë Sali Berisha kundër protestuesve për një kërkesë: S’ka qeveri me short

Pas intervistimit të enjten, Berisha është hospitalizuar në Klinikën e Kardiologjisë.

Shefi i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni, i ka reaguar avokatit Berisha duke thënë se MD-ja “qëndron larg dhe e papërlyer në këtë rast që do të duhej zhvilluar normalisht dhe profesionalisht në Gjykatë”.

Ai e ka quajtur për keqardhje nivelin dhe gjuhën e Berishës. Nimoni ka thënë se “për shpifjet dhe akuzat e rënda, do të ketë një proces tjetër gjyqësor”.