Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, në një Intervistë në Interaktiv të KTV-së, tha se vitin që po hyjmë, priten sfida e shumë punë për ngritjen e njësive që janë të parapara me strukturën që e ka FSK-ja.
“Kemi një strukturë që do ta merr formën përfundimtare. Parashihet që prej momentit kur këto tri ligje të hyjnë në fuqi, e brenda procesit të tranzicionit pritet të ngritën katër komanda. Brenda gjithë këtij procesi, do të krijohet Komanda e Forcave Tokësore, Komanda e Logjistikës, Komanda e Trajnimit e Doktrinës dhe Garda Nacionale. Sfidë tjetër na pret që shumë plane e dokumente strategjike, operacionale, t’i hartojmë e t’i miratojmë, që janë në shërbim të zhvillimit të kësaj force”, tha Berisha.
Berisha tha se nga java tjetër do të ketë punë shumë sfiduese.
Forca e Sigurisë me mandatin aktual, Berisha tha se ka arritur të gjitha kapacitetet që do t’i ketë edhe në mandatin e ri.
Berisha ka thënë se buxheti për Ushtrinë është paraparë dhe është i harmonizuar. Çdo vit, ai tha se është paraparë t’i kenë nga 5 milionë euro shtesë. “Por, shpresoj se në të ardhmen do të ketë edhe rritje”.
Berisha, tutje tha se pritet që të gjitha vendet të kenë qasje të njëjtë ndaj Ushtrisë së Kosovës, ashtu siç Kosova i ka ndaj të tjerëve.
Edhe
Berisha synon ta bindë Listën Serbe për ta votuar FAK-un
“Kjo Forcë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, do të punojë në të mirë të shtetit”, tha ai.
Ai tha se armatimi për Ushtrinë, herdokurdo do të blihet, por primare për ta është që të shkollohen e të edukohen sa më mirë oficerët e nënoficerët.
“Shkollimi është shumë më i nevojshëm”, tha ai.
-
Kurti thotë se rritja e buxhetit të FSK-së do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme
-
Viti i ushtrisë: Berisha e Rama thonë se synim mbetet anëtarësimi në NATO
-
Gjeneral Rama i lumtur që viti po përmbyllet me Ushtrinë e Kosovës, e pritur aq gjatë
-
Këtë fillimvit nis rekrutimi i gjeneratave të reja që i bashkëngjiten FSK-së