Deputeti egjiptian Veton Berisha ka sjell në vëmendje një tjetër histori me komunitetet.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që ngritën zërin për mosgdhendjen e emrit të romes 5-vjeçare Elizabeta Hasani, në memorialin e ngritur në Mitrovicë, e vrarë në këtë qytet nga forcat serbe më 1999.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha tha se vëmendje të njëjtë duhet të marrë edhe një rast i ndodhur në fshatin Poterç, Klinë.
Ai tha se në këtë fshat, forcat serbe vranë disa martirë, e mes tyre edhe tre egjiptianë.
“Janë vrarë Demë Lani pasi nuk deshi të heqë plisin, si dhe Ymer e Metë Çuni. Këta janë martirë të luftës, por ata nuk janë varrosur në varrezat e martirëve. Çka mund të bëjmë më tepër që të vlerësohemi në Kosovë. Janë 85 ushtarë egjiptianë që ishin pjesë e luftës”, tha ai.
Berisha ka ftuar institucionet që të përmirësojnë këtë gabim dhe t’i jepet mirënjohja që e meriton komuniteti egjiptian.