Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës, Veton Berisha, ka reaguar lidhur me sulmin fizik që iu bë një gruaje rome, njëherë në Lipjan e pastaj në Ferizaj.
Ai përmes një reagimi ka thënë se, ky rast është indikator i fuqishëm se për komunitetin rom, ashkali e egjiptian nuk ka shtet të së drejtës në Kosovë.
Ai ka thënë se nuk ju nevojitet më keqardhja, por duan respekt dhe veprime nga secili qytetar i Kosovës.
Sipas tij, ngjarja e sulmit të përsëritur ndaj një pjesëtare të komunitetit rom është shumë shqetësuese për shoqërinë kosovare.
“Unë si lider i Partisë Liberale Egjiptiane PLE-së dhe përfaqësues i komunitetit egjiptian e dënoj ashpër këtë akt dhe personalisht do të jem në ndjekje të rrugës ligjore që të gjithë pjesëmarrësit të përgjigjen para drejtësisë. Ky rast është indikator shumë i fuqishëm se për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian nuk ka shtet të së drejtës në Kosovë dhe atyre në vazhdimësi iu cenohen të drejtat më elementare në jetë”, thotë ai.
Edhe
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president të Kosovës
Sipas Berishës, një akt i tillë qon në përjashtim dhe armiqësi dhe krijon pengesë të madhe që njerëzit të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre njerëzore.
Ai thotë se, mbrojtja e të drejtave të njeriut, respektimi i ligjit dhe shprehjet jodiskriminuese janë parime të shoqërisë që së bashku duke i respektuar do të na garantonin një jetë me të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Republika e Kosovës ka në thelbin e saj Kushtetutën e cila është garantues i të drejtave individuale. Në qoftë se një shoqëri gjithëpërfshirëse e bazuar në të drejtat e barabarta do jetë realitet, shoqëria nuk mund të lejojë që ndonjë pjesë e anëtarëve të saj të poshtërohen, të përjashtohen, lëndohen fizikisht ose detyrohen në vetëmohim”, ka shtuar ai.
Berisha ka thënë se nuk i pranojnë deklaratat formale të lidershipit politik, por kërkojnë veprime konform ligjeve dhe Kushtetutës.
“Nuk i pranojmë deklaratat formale të lidershipit politik kosovar por kërkojmë veprime konform ligjeve dhe Kushtetutës me të mirë në Evrope që fatkeqësisht është vetëm në letër. Është edhe më e dhimbshme e shqetësuese fakti se sulmi është kryer nga nxënës dhe të rijnë që paraqesin të ardhmen e Kosovës vetëm se ajo ishte e pa mbrojtur dhe ishte me ngjyrë”, ka shkruar ai.
Ai thotë se, organet e shtetit duhet sipas detyrimeve ndërkombëtarë dhe Kushtetutës së Kosovës të sigurojnë trajtim të barabartë, barazi e siguri për të gjithë qytetarët e saj.
“Duhet të mos lejohet dëmtimi i dinjitetit të njeriut. Veprimet e tilla janë ne kundërshtim me përkushtimin e komuniteteve për krijimin e një shteti te qytetarëve te barabartë i cili do te garantojë te drejtat e secilit qytetar,liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Berisha.
Edhe
Osmani për vrasjet në Kosovë: Pabarazia gjinore ka rrënjë të thella në shoqërinë tonë
Sipas tij, institucionet e shtetit në përudhen e deri tanishme kanë dështuar të garantojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, e të drejtat e komuniteteve të përcaktuara më Kushtetutën e Kosovës sidomos në përfaqësimin dhe trajtimin e barabartë në të gjitha sferat e jetës.
“Diskrepanca në mes të asaj që është shkruar në letër dhe realitetit jetësor ka sjellë si pasoj ngjarjen e famshme të këtyre ditëve. Lus qytetarët për përmbajtje e qetësi e thërras organet e rendit për veprime konkrete që akteret të marrin dënimin e merituar kurse institucionet e vendit te punojnë me sinqeritet për integrimin joformal të komuniteteve në shoqëri”, ka thënë ai, duke falënderuar ata që dënuan aktin.