Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, para nisjes së seancës për konstituimin e Kuvendit deklaroi se nuk i vjen keq për votën e dhënë pro Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit.
Berisha ka komentuar edhe mbi kritikat se Basha ka shkruar kundër UÇK-së në një artikull të 2012-s.
“Që paska fol diçka kundër UÇK-së, goxha do njerëz kanë folur keq kundër UÇK-së këtu, tani po dalin kundër Dimal Bashës sikur po e mbrojnë UÇK-në”.
“Na jemi duke jetuar këtu, në këto rrethana, nuk jam pishman, duam t’i zgjidhim këto nyje, të ecim përpara. Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të zgjedhur me votën e këtyre qytetarëve”, u shpreh tutje Berisha./ EO
Vazhdon ngërçi në Kuvend, Basha ia ruan shansin e fundit Rashiqit
Artikuj të ngjashëm
-
Basha: Procedura për konstituimin e Kuvendit ka qenë e rregullt
-
OVL e UÇK-së paralajmëron protesta në rast të mosshkarkimit të Bashës
-
Basha për artikullin kundër UÇK-së: Kam kërkuar që emri im të hiqet nga punimi
-
Basha thotë se nuk i shkroi pjesët e tekstit që flisnin për lidhje të UÇK-së me trafikimin e drogës
-
LDK-ja, AAK-ja e Nisma kritike ndaj Bashës dhe artikullit kundër UÇK-së