Qeverisja e re e Komunës së Klinës, që ka marrë nën drejtim këtë komunë pas zgjedhjeve të fundit lokale, e ka përmbledhur në një raport të publikuar para disa ditësh punën e saj dhe arritjet për gjashtë muajt e parë të vitit 2018.
Në të janë të potencuara punët dhe projektet e realizuara kryesisht të infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve, si dhe për ujë të pijshëm.
“Për këta pak muaj janë realizuar dhe po realizohen shumë projekte, si: asfaltimi i rrugëve në fshatrat Budisalc, Poterq, Krushevë e Madhe, në Ujëmir, Videjë, Zajm, Pograxhë, rrethrrotullimi në hyrje të qytetit, rinovimi i rrjetit të ndriçimit përreth shtratit të lumit Klina, kanalizimi në fshatin Dush të Sferkës, kanalizimi në fshatin Zllakuçan, në fshatin Zajm, në fshatin Grabanicë, kanalizimi në fshatin Gjurgjevik i Madh”, thuhet në këtë përmbledhje të punës së Komunës së Klinës, për muajt e kaluar të këtij viti, duke paralajmëruar edhe disa projekte të tjera në të mirë të qytetarëve të kësaj komune... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Asfalti e kanalizimi, projektet më të mëdha nëpër komuna
-
PDK-ja në Klinë kërkon komision hetimor për projektet infrastrukturore
-
LDK: Pushteti në Ferizaj lavdërohet me projektet e nisura nga ne
-
Klina realizon katër projekte me mjetet e “Demosit”
-
Fillojnë përgatitjet për asfaltimin e rrugës në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës