Asfalti e kanalizimi janë duke dominuar pothuaj në të gjitha komunat e Kosovës edhe 20 vjet pas përfundimit të luftës. Nga raportet gjashtëmujore të disa prej komunave të rajonit të Prishtinës, shihet që projektet infrastrukturore e marrin vëmendjen më të madhe të komunarëve, por edhe të qytetarëve.
Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, ka thënë se është në fazën finale asfaltimi i rrugëve në lagjet e qytetit, projekt ky që ka nisur në 2018. Po ashtu, është duke u punuar në zgjerimin e rrugës kryesore të qytetit “Zahir Pajaziti” me infrastrukturë përcjellëse, shkruan sot Koha Ditore.
Elezi i ka përmendur edhe 14 fshatra në të cilat kanë nisur punët në asfaltimin e rrugëve gjatë vitit 2018 dhe vazhdojnë edhe sivjet. Njësoj, sikur vjet Komuna parasheh që të bëhet asfaltimi i rrugëve në 13 fshatra, ndërtimi i rrugicave me kubëza në qytet, rregullimi i shtratit të lumit Llap (vazhdim) dhe ndërtimi i Bulevardit dhe i Sheshit të Dëshmorëve (projekt dyvjeçar).
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Asfalti, kanalizimi e ujësjellësi mbesin kërkesat kryesore të qytetarëve të Podujevës
-
Asfalti e kanalizimi-projektet më të mëdha nëpër komuna
-
Komuna e Podujevës synon të funksionalizojë trafikun urban, të premtuar më 2021
-
Pushteti e opozita me vlerësime të kundërta për projektet në Fushë-Kosovë
-
Projektet infrastrukturore dominuan edhe gjatë vitit 2020 nëpër komuna