Zyrtari i lartë i PDK-së Besim Beqaj, ka konfirmuar për KTV se pjesëtarët e koalicionit PAN do të marrin pjesë në takimin konsultativ të mërkurës të thirrur nga kryesuesi i seancës konstitutive, Adem Mikullovci.
Pjesëmarrjen në këtë takim për të mërkurë në orën 10:00, e kanë konfirmuar edhe koalicioni LAA.
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takim. Këtë e konfirmoi edhe deputeti Driton Çaushi para mediave.