Këshilli Ekzekutiv i Bankës Popullore të Serbisë ka marrë të hënën vendim që t’i merret licenca për punën “Jugobankës” në Mitrovicë (pjesën veriore – plotësim ynë), ndërsa punët e saj t’i marrë Banka e Kursimeve Postare të Beogradit, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.
Në filialat e “Jugobankës” dhe të bankave të tjera të Serbisë e të republikave të tjera të ish-Jugosllavisë në Kosovë kanë përfunduar qindra milionë kursime revizore të shtetasve të Kosovës, për kthimin e të cilave askush nuk merret në Kosovë, madje nuk ka pasur informacione nëse këto kanë qenë temë bisedash në Bruksel midis delegacioneve të të dy vendeve (Serbia është njohur si trashëgimtare e Federatës së Jugosllavisë).
-
Bajrami: Mbyllja e Bankës Komerciale të Serbisë s’ka të bëjë me vendimin e BQK-së
-
BQK: Përfundon vullnetarisht veprimtaria bankare e Bankës Komerciale AD Beograd
-
Jugobanka e Serbisë e kundërligjshme në Kosovë
-
Kryetarët në largim shprehin drojë për tentim rikthimin në gjendjen e mëparshme në veri
-
BE: Kosova po vepron në kundërshtim me obligimet ndaj nesh