Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Mbyllja e Bankës Komerciale të Serbisë s’ka të bëjë me vendimin e BQK-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se mbyllja e Bankës Komerciale të Serbisë në Kosovë nuk ka të bëjë me veprimet e Qeverisë e as të BQK-së.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mbyllja ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar nga shitja e kësaj banke përmes likuidimit vullnetar.

“Mbyllja e 'Bankës Komerciale' bankë kjo e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga pasufta si bankë e licencuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se tri vite që 'Bankën Komerciale' në Serbi dhe filialet e saj i ka ble 'NLB Slovenia', e cila siç e dini ka e një licencë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t'i ketë dy licenca”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se uron që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licencë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë.