Prishtinë, 4 mars - Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim njohës, shefin e Zyrës belge në Kosovë, Jean Louis Servais.
Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u angazhuan për bashkëpunim të mëtejmë dhe thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Zëvendëskryeministri Hoti e njoftoi shefin e Zyrës belge për prioritetet e Qeverisë si: zhvillimi ekonomik, fuqizimi i rendit dhe ligjit, si dhe luftimi i korrupsionit. Ndër të tjera, z. Hoti përmendi procesin e vetingut si një nga format e vetme që do të kthente besimin në sistemin e drejtësisë në vend.
Ndërsa, Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Mbretërisë së Belgjikës, sidomos në fuqizimin e ligjit në Kosovë.
-
Zëvendëspresidenti i PE-së ofron mbështetje për proceset integruese të Kosovës
-
Konjufca – homologut belg: Kosova pret marrjen e pyetësorit për anëtarësim në BE
-
Kosova dhe Belgjika diskutojnë për thellim të bashkëpunimit në drejtësi dhe siguri
-
Deputetët belgë ia konfirmojnë mbështetjen Kurtit për integrimin e Kosovës në BE e NATO
-
Belgjika i premton mbështetje Kosovës në rrugën euro-atlantike