Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bekim Jashari ankohet në PZAP

Lista e pavarur e Bekim Jasharit ka deponuar sot mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që sipas kësaj liste kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”, duke deformuar kështu vullnetin e shenjtë të qytetarëve të komunës sonë.

Në një postim në Facebook, Bekim Jashari ka kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë çdo keqpërdorim të procesit zgjedhor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga vëzhguesit tonë në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetur shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune, mund të këtë edhe shumë tjera që nuk janë identifikuar në mungesë të komisionarëve tonë në vendvotime, për të cilat kërkojmë informacione nga ju qytetarë të dashur.Në emër të demokracisë dhe vullnetit të shenjtë të qytetarëve kërkoj nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë çdo keqpërdorim të procesit zgjedhor”, ka shkruar Jashari.

Fadil Nura nga PDK-ja ka shënuar fitore në raundin e parë të zgjedhjeve në Skenderaj, me 57.99 për qind të votave. Bekim Jashari ka marrë40.64 për qind, ndërsa në vendin e tretë u rendit Sokol Halili me 1.37 për qind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar deri sot 98.41 për qind të votave në Skenderaj. Ka mbetur pa numëruar edhe një vendvotim nga gjithsej 75 sa ka komuna e Skenderajt.

 

Të dashur qytetarë, Tashmë dihet nga të gjithë që votat na janë vjedhë dhe vullneti i qytetarëve është...

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Monday, October 18, 2021