Me një ceremoni solemne është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës së Prizrenit. Kryetari i deritanishëm, Mytaher Haskuka e ka pritur kryetarin e ri, Shaqir Totajn.
Haskuka falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët përgjatë kësaj periudhe katërvjeçare sa qeverisi, ndërsa shtoi se pret puna të mira nga kryetari i ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, Totaj ka thënë se do të vazhdohet me konstituimin e Kuvendit Komunal, emërimin e drejtorëve të rinj dhe më pas të bëhen punë të mira. Sa i përket koalicioneve, ai u shpreh se janë ende në bisedime me partitë politike.
Totaj, që garoi nën emblemën e PDK-së, arriti të përmbyste rezultatin në rundin e dytë zgjedhor. Në balotazh, kandidati i PDK-së mori 51.01 për qind, ndërsa kandidati i VV-së pati 48.99 për qind.